Qemajl Mustafa

Gjykata Themelore në Pejë, ka liruar nga akuzat ish-kryetarin e Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 35 të pandehur të tjerë

Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar aktgjykimin  lirues kundër ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 35 të pandehurve tjerë, të cilët akuzoheshin për korrupsion me tenderë në Komunën e Gjilanit në bashkëpunim me operatorët ekonomikë. Aktgjykimi u shpall  sot nga gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj, raporton “Betimi për Drejtësi“. Sipas gjykatëses, provat e nxjerra, respektivisht përgjimet e nxjerra në bazë të urdhëresës së Gjykatës së Qarkut, ishin nxjerrë në kundërshtim me ligjin dhe se mungonte kërkesa e prokurorisë për lëshimin e urdhëresës për masat e fshehta të përgjimit. E njëjta shtoi se zbatimi i masës së fshehtë pa kërkesë të prokurorisë, është i paligjshëm. Kurse, tha se provat e mbetura pa përgjime, nuk i formojnë elementet e veprës penale. Tutje, gjykatësja tha se Prokuroria Speciale nuk ka arritur të vërtetojë dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale, e cila iu ngarkohej.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …