Sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, në lëndën e pretenduar penale kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa u mor në pyetje dëshmitari i dhjetë i mbrojtjes, Shaqir Rrahimi. Ai ka shpjeguar se derisa ishin duke i transportuar të plagosurit, Nuredin Ibishi dhe Kapllan Parduzi nga Koliqi për në Rimanishtë ka dëgjuar një nga personat që po i përcillnin me një traktor ka thënë “Cal, a po shkojmë në të djathtë a të majtë”. Ai ka rrëfyer atë ditë po binte shi dhe ai po voziste traktorin, derisa në rrugën për në fshatin Koliq, kishte dy traktorë para tij, që e kanë përcjellë. Avokati, Betim Shala, pasi përfundoi marrjen në pyetje prokuroria, e ka pyetur dëshmitarin se a ka pasur kontakt me mbrojtjen, pasi ata i parashtruan pyetje dhe shkuan në pushim. Dëshmitari, Shaqir Rrahimi mohoi se ka pasur një kontakt të tillë. Me marrjen në pyetje të këtij dëshmitari, ka përfunduar seanca e sotme.