leoni

Nisin procedurat për hapjen e fabrikës në vlerën e 4 milionë eurove në Skënderaj

Nisin procedurat për hapjen e fabrikës në vlerën e 4 milionë eurove në Skënderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka nënshkruar propozim-vendimin për hapjen e një fabrike të industrisë së drurit dhe produkteve të betonit në komunën tonë, investim ky që ka vlerën e 4 milionë eurove. Në një postim të tij kryetari, Fadil Nura ka shkruar:

Çështja e zhvillimit ekonomik dhe papunësia janë problemet më të thella dhe më të mprehta më të cilat po bashkëjetojmë çdo ditë. Jashtëzakonisht i lumtur që sot po e finalizoj një hap të vogël në drejtimin e duhur lidhur më këtë çështje. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, po i adresoj Kuvendit propozim-vendimin për hapjen e fabrikës së industrisë së drurit dhe produkteve të betonit në Komunën tonë. Një investim në vlerën e 4,000,000 € (katër milionë euro) që do të gjenerojë 100 vende pune. Pra, ky është programi dhe zotimi ynë që u kishim dhënë: “Se nuk do ndalemi së krijuari kushte për investime në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”. Sa më pak fjalë e më shumë punë!”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …