Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, mund të ftohet si dëshmitar në Gjykatën Speciale, e cila u themelua duke u bazuar pikërisht në raportin e përpiluar nga ai dhe në të cilin pretendohej se UÇK-ja kishte kryer trafikim të organeve së serbëve. Gjykata Speciale kundër UÇK-së sqaron se ai mund të ftohet për të dhënë dëshminë, nëse konsiderohet se i kontribuon proceseve gjyqësore. Secila palë, prokuroria ose mbrojtja mund të thërrasë dëshmitarë të tillë, që mund të jenë të nevojshëm për çështjen e tyre. Paneli kompetent mund të vendosë për relevancën e një dëshmie të tillë. Sa i përket informacioneve në lidhje me dëshmitarët e Gjykatës Speciale, ato janë publike dhe emri i Dik Martit aktualisht nuk figuron atje”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës. Senatori pro serb dhe vetë me origjinë serbe, kundërshtari i bombardimit të Serbisë nga NATO-ja në vitin 1999, Dick Marti, kohë më parë në një intervistë për televizionin shtetëror të Zvicrës tha se rreth 16 muaj jeton në mbrojtje të rreptë sigurie nga shteti zviceran, pas kërcënimeve për vrasje nga shërbimet inteligjente serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …