Pas vizitës dy ditore në Gjermani, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të pritet në një vizitë zyrtare në Azerbajxhan. Zyra për shtyp e Kryeministrisë ka zbardhur axhendën zyrtare të kreut të qeverisë. Sot kryeministri Rama ka udhëtuar për në Baku, ku pritet që të zhvillojë një takim me kryetarin e këtij shteti, Ilham Alijev. Po ashtu, pritet që të zhvillojë edhe takime bilaterale me kryetaren e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova dhe kryeministrin Ali Asadov. Azerbajxhani, dikur vend anëtar i Bashkimit Sovjetik është një nga vendet më prodhues të gazit dhe siç është deklaruar më parë planifikon të rrisë eksportin e gazit me 11 për qind këtë vit. Që nga dhjetori 2020, vendi ka furnizuar kontinentin evropian nëpërmjet Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP). Korridori i gazit gati 900 kilometra i gjatë kalon nga kufiri turko-grek nëpërmjet Shqipërisë në Itali. Nesër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë në Turqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …