Sofra poetike është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim të ngushtë me Karvanin e Shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva”. Në fjalën e hapjes së këtij manifestimi kulturor, nënkryetari i komunës së Drenasit z. Arben Shala shpalosi pjesën artistike të poetit martir Ymer Elshani. Ndërkaq përfaqësuesi i shkrimtarëve për fëmijë z.Xhevat Syla, foli jetën dhe veprën e Ymerit. Ai tha se poeti Ymer Elshani, poeti i fëmijëve pati fatin më tragjik në botë. Ka 23 vite që shtëpia e Tij jeton e heshtur me kujtimet e saja, ajo shtëpi pret dorën e kujdes institucionale. Teuta Elshani ,vajza e poetit Martir Ymer Elshani ndër të tjera në fjalën e saj veçoi: Pas dy viteve të vështira të pandemisë po vazhdojmë traditën e sofrës poetike. Në emër të familjes ju falënderoj që jeni prezent për këtë ngjarje kulturore. Komuna e Drenasit dha shumë për heroizëm, në kulturë e arsim. Andaj e kemi detyrë t’ i kujtojmë me krenari. Ne që humbim më të dashurit pyesim a ja vlen gjithë kjo sakrifice? zëri brendshëm më thotë duhet ecur tutje për të kthyer dhimbjen në forcë për të zbardhur të vërtetën. Dua të cek edhe nismën për shtëpi muze me ç’ rast përshëndes përkrahësit vullnet mirë, por pres edhe ndihmën komunës së Drenasit sepse ajo është shtëpi e të gjithëve, tha ndër të tjera para të pranishmëve në sallë Teuta. Manifestimi vazhdoi me kumtesa për veprën “Fjalori i veprës e Ymer Elshanit” te cilat i lexuan Bahtjar Kryeziu dhe Begzad Baliu, i cili vlerësoi lartë veprën e martirit poet. Presim që vitin tjetër të bëjmë një lexim didaktik për 120 tregimeve tha z. Baliu. Në fund juria paraqiti vlerësimet e poezive konkurrente për tre vendet e para ku edhe i lexuan poezitë fituese.
Kontrolloni gjithashtu
Albert Z. ZHOLI; Drithijet e Panairit të librit të 27-të, “Tirana 2024”.
Dje, pas një maratone prej 5 ditësh në Pallatin gjigand të Kongreseve, u mbyll panairi …