Prokuroria Speciale ka reaguar kundër deklaratave të Ministrisë së Drejtësisë, duke sqaruar se nuk është komentuar raportin, por janë publikuar konkluzionet e raportit të ekspertizës të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit. Prokuroria siguron se në asnjë mënyrë nuk ka manipuluar me provat, ndërsa i ka quajtur tendencioze pretendimet e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Prokuroria Speciale nuk i ka manipuluar provat, por vetëm se ka prezantuar mendimin dhe konstatimin e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër. Pretendimet tendencioze dhe dashakeqe të Ministres së Drejtësisë, karshi Prokurorisë Speciale janë të paqëndrueshme si dhe kanë për qëllim dezinformimin dhe manipulimin e opinionit publik. Prokuroria Speciale siguron qytetarët se me seriozitet do ta trajtojë rastin në mënyrë të pavarur dhe profesionale deri në zbardhjen e plotë të rastit Dehari. Po ashtu, i sigurojmë opinionin se Prokuroria Speciale në asnjë mënyrë nuk do të ndikohet nga askush që pretendon të ndërhyjë në këtë rast. Çfarëdo iniciative për të goditur institucionet e pavarura të drejtësisë është jo e drejtë dhe ka për qëllim që të ulë besimin e qytetarëve në institucionin e Prokurorit të Shtetit. Për hir të korrektësisë Prokuroria ka botuar në tërë konkluzionet e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …