Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi: Albin Kurti kundër vendimit të kryesisë së Vetëvendosjes kishte thënë se Astrit Dehari është vrarë

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka folur rreth ekspertizës së institutit zviceran për rastin e ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, i cili vdiq më 5 nëntor 2016 në rrethana ende të paqarta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ai tha se nuk ia kanë pasur borxh Astrit Deharit që ta përdorin atë për motive politike, derisa  për 78 ditë sa Dehari e aktivistët e tjerë të Vetëvendosjes kanë qenë në paraburgim, tash kryeministri i vendit Albin Kurti, s’e ka bërë asnjë deklaratë për ta.  Kur jemi arrestuar bashkë me Astritin e aktivistët tjerë më 30 gusht 2016, deri më 5 nëntor jemi duke folur për 78 ditë nuk e kemi asnjë deklaratë as të Albin Kurti as Albulena Haxhiut e madje askujt në Vetëvendosje, përveç Dardan Molliqjat e Visar Ymerit në mbrojtje të aktivistëve. Për mbajtjen në burg të Astrit Deharit, Albin Kurti e Albulena Haxhiu, s’kanë guxuar të flasin deri në momentin që Astrit Dehari, është bërë i përdorshëm politikisht. Kurti kundër vendimit të kryesisë së Vetëvendosjes ka thënë se Astrit Dehari është vrarë. Askush s’mund ta konsiderojë vrasje apo vetëvrasje pa pasur ekspertizë, pa e ditë mirë situatën. Nuk mund të dalë Albin Kurti të nesërmen e të thotë se është vrasje, sepse nuk ka informacion për këtë punë. Kjo pastaj bëhet për arsye të keqpërdorimit politik”, ka thënë Frashër Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …