Nënkryetari i komunës së Skenderajt, komandanti i Zonës së Drenicës gjatë luftës së UÇK-së, Sami Lushtaku, dje në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciales në Hagë i ka takuar bashkëluftëtarët e tij që po mbahen në arrest. Lushtaku tha se pati rastin t’i takojë të gjithë bashkëluftëtarët dhe është ndjerë shumë mirë kur e pa komunikimin shoqëror që ata kanë mes vete. Pata mundësi t’i shoh dhe të bisedoj me ta dhe më erdhi mirë që ishin mirë me shëndet dhe kishin një optimizëm që unë u befasova për të mirë”. Sami Lushtaku tha se me ish-bashkëluftëtarët pati mundësi të diskutojë se si po e kalojnë ditën, a po kanë mundësi të zhvillojnë takime, çka po lexonin e a po stërvitnin. Të gjithë po stërviteshin, përveç Hysni Gucatit, i cili ka probleme shëndetësore. “Nuk kemi biseduar fare për Dick Martyn, nuk kemi diskutuar për problemet e tjera, sepse qëllimi ka qenë t’i takoj dhe t’i përshëndes, edhe pse ata me siguri i përcjellin mediet e televizionin, andaj edhe e dinë se çka ka ndodhur me rastin e Dick Martyt”, ka thënë mes tjerash, Sami Lushtaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …