Sami Tahir Gashi (16.1.1974 -13.4.1999)

Sami Tahir Gashi (16.1.1974 -13.4.1999)

Lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kurorëzuar me ndërprerjen e pushtimit njëshekullor serb dhe me dëbimin e forcave të pushtuesit nga Kosova, do të mbetet dhe kujtohet shembull unikat në historinë e luftërave çlirimtare e dekolonizuese. Atë e organizuan, e zhvilluan dhe e përmbaruan bijtë më të mirë, më trima, e më të devotshëm të popullit shqiptar, të të gjithë gjeografisë etnike. Dy mijë dëshmorët e UÇK-së të rënë në fushëbetejat e kësaj lufte, janë shkëndijat e dritës së lirisë, të cilat ua ndriçojnë shpirtin, jetën dhe rrugën, vetëm atyre që nuk e harrojnë për asnjë çast dhe i falen me përkulje gjakut që ata kanë derdhur në tokën e shenjtë stërgjyshore. Ky gjak është tharmi hyjnor i gjenit liridashës shqiptar, i trashëguar brez pas brezi.
Ata që luftuan dhe u flijuan për lirinë e Kosovës, me emblemën e artë të UÇK -së në ballë, sot e gjithmonë ndodhen gjithkund ku fle e flet liria dhe gjithkund ku shijohet e ku ëndërrohet liria. Ata janë në petale karanfi1ash, në flatra bilbilssh, në belbëzime foshnjash, në bebëza sbqipotijash, në shkëlqim kristslesh, në flakërim ylberesh … Ata janë vetë aroma e lulëbozhureve … Janë pamja e sublimuar e Shqipërisë etnike. Kujtesa për ta nuk venitet kurrë, edhe atëherë kur mungon portreti i tyre, edhe atëherë kur u mungon lepideri, edhe atëherë kur u zhduket nisbeni e nuk dihet varri ku u pushojnë eshtrat… Më i kthjelltë se portreti, më i lartë se lepidari, më i amshueshëm se nishani e më i shenjtë se varri, është emri i tyre i përndritshëm-dëshmor i kombit.
Shumë luftëtarë të lirisë janë djegur në zjarrin e luftës në fushëbetejë, janë përbi nga gryka e topave e janë shkrirë nga raketat serbe. Për disa dëshmorë të UÇK-së dihet vendi ku kanë rënë, por jo edhe vendi ku janë varrosur. Njëri prej atyre që edhe pas shtatë vitesh nga përfundimi i luftës nuk i dihet varri, është edhe dëshmori Sami Gashi.
Dëshmori Sami Gashi ka lindur në Prigodë të komunës së Burimit (Istogut), më 16 janar të vitit 1974. Babai i tij, Tahiri, punëtor dhe nëna Shehria, e rritin dhe e dukojnë atë në frymën e traditës shqiptare për të qenë njeri i thjeshtë e punëtor dhe për të çmuar atdheun edhe atëherë kur është nën pranga. Në këtë frymë ai u rrit në mesin e dy vëllezërve e katër motrave: Mustafës, Naimit, Azernines, Hanefies, Hasimes e Shqipes. Në fshatin e afërt, Llukafc i Begut e kreu shkollën fillore, kurse gjimnazin në Burim (Istog). Pas përfundimit të shkollës së mesme, në rrethanat ekonomike, politike e të përgjithshme shoqërore që dominonin në vitet 90 të shekullit të kaluar, si pasojë e shtypjes së egër nga pushtuesi serb, nuk arrin ta vazhdojë shkollimin, prandaj, i imponohet të merret me punë bujqësie. Për të ishte e qartë se profesioni i bujkut nuk ishte për t’u nënçmuar, por mbijetesa kombëtare ishte më e rëndësishme sesa ajo biologjike.
Duke u ballafaquar me realitetin e ashpër të robërisë, por duke pasë për bazë edhe ato që kishte mësuar për të kaluarën e popullit të vet, si dhe përvojën e keqe të ballafaqimit me pasojat e pushtimit, të babagjyshit, Ukës, të xhaxhait, Ibrahimit e të tjera, Samiu nuk mund të qëndrojë indiferent para nevojës për ta ndryshuar realitetin ekzistues dhe për ta çliruar Kosovën. I preokupuar nga kauza e përbashkët e lirisë, ai kontakton dhe shkëmb en mendimet me shumë të rinj të rrethit të tij, siç ishin Zenun Gashi, Arben e Januz Januzaj, Bujar e Arben Visoqi, Naim e Vëllaznim.
Dreshaj e të tjerë. Këto lidhje u forcuan edhe më tepër kur në skenën e hapur doli Ushtria Çlirimtare e Kosovës, moment që bëri të qartë se Kosova kishte vetëm një rrugë për t’u çliruar – rrugën e luftës çlirimtare. Kjo luftë kishte nevojë për djem të gatshëm që t’u dalin zot armëve të lirisë. Pa dyshim, njëri prej këtyre djemve ishte edhe Samiu.
Me përgatitjen e parakushteve për shtrirjen e UÇK-së në trevën e komunës së Burimit dhe me organizimin e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, edhe në Muzhevinë, Lluga, Prigodë, e Llukafc i Begut, që përfshijnë pjesën qendrore të rrafshit ndërmjet Burimit, Gurrakocit e Bajës, ndërmerren hapat për organizimin e pikave ushtarake. Për formimin e këtyre pikave u angazhuan të rinjtë e lagjeve Gashi, Januzaj, Visoqi, Dekaj, Kabashi e Blakaj. Në fshatin Prigodë, një pikë e brigadës 133 u organizua te lagjja Dekaj, ku u inkuadrua edhe Samiu. Pas këtij organizimi, një kohë të caktuar, zona e fshatrave nga Llugat e Prigoda e deri te Alba (Jabllanica e Pejës), ishte zonë e lirë e UÇK-së. Forcat serbe ishin të ngulitura në disa pika strategjike ku kishin edhe mbështetjen e popullsisë serbe, si në Lubozhdë, Bajë, Dobrushë e në Kodër të Tomocit. Në këtë kohë, në këtë zonë ishte përqendruar një masë e madhe e popullatës, e ardhur nga zonat e tjera më të rrezikuara. Shtëpia, përkatësisht familja e Samiut ishte njëra prej familjeve që e ndihmuan me zemërgjerësi këtë popullatë me ushqime e me gjëra të tjera.
Pas fillimit të fushatës bombarduese nga NATO-ja mbi agresorin serb, në mars të vitit 1999, forcat serbe, si kudo në Kosovë, edhe në këtë trevë shtuan operacionet ushtarake kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullatës civile shqiptare. Sulmet e këtij agresori morën hov sidomos në fillim të prillit. Më 12 prill, një sulm i ashpër nga shumë drejtime u ndërmor kundër pozicioneve të UÇK-së ndërmjet (Tedelit) Vrellës dhe Lubozhdës, të cilat ishin bastioni i parë, pa thyerjen e të cilit nuk mund të depërtohej më thellë drejt zonës së kontrolluar nga UÇK -ja. Në luftimet e ashpra e të pabarabarta, atë ditë, në fushën e betejës në Vrellë ranë dëshmorët: Ismet Bicaj, Xhafer Mehmetaj, Abedin Dërvishaj, Izet Shatri, Smail Fetahaj, Bujar Visoqi, Skënder Maraj, Nezir Mujaj dhe Muharrem Vuthaj.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës vazhdoi përpjekjet deri në fund për t’i mbrojtur pozicionet e rrezikuara dhe kontrollin mbi zonën e sulmuar. Më 12 prill 1999, mbi katër orë luftime bënë edhe luftëtarët e pikës ushtarake të Prigodës. Në këto përpjekje, një ditë më vonë, më 13 prill, në altarin e atdheut ranë edhe dëshmorët: Sami Gashi, Sylë çetta, Qazim Hakaj dhe Nexhmedin Hakaj. Në fshatin Studenicë ra edhe ushtarja e re, Njomëza Lipaj.
Në këtë kohë, popullata e kësaj zone largohet në drejtim të Rozhajës. Andej ishte larguar edhe familja e Sami Gashit. Kurese vetë ai, i armatosur me pushkë automatike e me bomba në brez, më 13 prill, bashkë me bashkëluftëtarët Mujë Ibrahimaj e Xhevdet Mehaj, nga drejtimi i Kaliçanit ishte nisur në një aksion sulmi kundër trupave serbe që kishin depërtuar në Vrellë. Mirëpo, me të arritur te udhëkryqi Kaliçan-Vrellë- Bajë, mbi këta luftëtarë zbrazet rrebeshi i papritur i armëve nga pusia e organizuar në fshehtësi nga militarët serbë. Nga ky sulm i befasishëm, bie dëshmor Sami Gashi. Në këto rrethana nuk ishte e mundur që trupi i tij të tërhiqej nga vendi i rënies. Sot, emri i tij është skalitur në monumentet përkujtimore të ngritura për dëshmorët e brigadës 133 të UÇK-së “Adrian Krasniqi”, në Tedel (Vrellë) e në Burim (Istog). (N. M.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …