Sot në orën 7 e 40 është kryer një sulm tjetër në drejtim të dy veturave të policëve të Kosovës, të kanë qenë duke shkuar për ta realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Sulmi ka ndodhur me granatë dore dhe një automatik. Ky akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policor por dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në grupe të ndryshme, në tri ditët e fundit janë kryer katër sulme. Sulmi i parë ka ndodhur nëpërmjet vendosjes së iriqëve metalikë në rrugë në kohën përfaqësish të njëjtë me të sotmen me qëllim të pamundësohet puna e Policisë dhe të rrezikohet drejtpërdrejtë jeta e policisë. Sulmi i dytë ka ndodhur duke e gjuajtur me gur Policinë e Kosovës, ndërkaq sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku në afërsi të punktit policor që bën sigurimin e pengesave të rrugëve ilegale janë gjuajtur me armë zjarri. Sot drejtpërdrejtë janë goditur dy vetura që transportonin zyrtarët policorë për në pikat kufitare.