Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës dënon gjuhën diskriminuese të Halil Matoshit

Rrjeti i Grave të Kosovës për të disatën herë përsërit thirrjen për ndërprerjen e gjuhës diskriminuese e mizogjeniste ndaj grave në politikë dhe vendimmarrje. Së fundi, analisti politik, Halil Matoshi, në një debat televiziv është drejtuar me gjuhë diskriminuese Ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit,  Arbërie Nagavcit. nGjuha e Matoshit duhet dënuar dhe si e tillë nuk përket askund, e aq më pak në televizione, media e debate publike. Gjuha diskriminuese ndaj grave nga burrat bëhet vetëm për faktin që ato janë gra dhe që gëzojnë poste të vendimmarrjes. Si të tilla, këto ofendime përveç që nuk përkojnë me punën dhe të arriturat e grave, ato për më tepër forcojnë gabimisht bindjet se gratë në politikë nuk janë mjaftueshëm të afta për postet që mbajnë.  Ky nuk është ofendimi i parë që i bëhet një gruaje në politikë. Kujtojmë se shumë persona publik i janë qasur me gjuhë të njejtë ofenduese, diskriminuese, shumë grave që ne kemi në pozita të vendimmarrjes, qoftë ajo nacionale apo lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …