Betim Gjoshi

PDK-ja i ka bërë thirrje qeverisë Kurti që të nis menjëherë pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së

Sekretari për organizim dhe zgjedhje i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kërkuar që pastrimi i listave të veteranëve të UÇK-së të nis nga vet kryeministri, Albin Kurti, i cili duhet  të heq dorë nga statusi i veteranit. Ashku sikur kemi thënë shumë herë, me këtë hap jo vetëm që do të ndaloheshin përfitimet financiare për mashtruesit, por do t’i bënim nderë edhe historisë, duke larguar mashtruesit e falsifikatorët nga historia e UÇK-së, të cilës nuk i kanë takuar asnjëherë.  Partia Demokratike e Kosovës e fton kryeministrin Albin Kurtin që të bëhet i pari që heq dorë nga të qenit veteran i rrejshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fjalët e vartëses së tij: ‘si mund t’i thotë vetes veteran dikush i cili nuk e ka veshur asnjë minutë uniformën e UÇK-së?!’ Prandaj, kryeministri Kurti duhet t’i jap fund mashtrimit të tij se ka qenë pjesë e një historie pa i takuar kurrë asaj”.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …