Albin Kurti

Albin Kurti: Kremlini po përpiqet të përdor Serbinë si mjet për destabilizimin e Ballkanit

Kryeministri Kurti, në një intervistë për Televizionin Publik të Portugalisë ka folur edhe për nevojën që Kosova t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së. Ai ka thënë se sa më parë që të avancojë integrimi i Kosovës, aq më i sigurt do të jetë rajoni. “Kremlini po përpiqet të përdor Serbinë si mjet për destabilizimin e Ballkanit, pasi ajo është duke blerë pajisje ushtarake nga Rusia. Është krijuar një trupë ushtarake e përbashkët mes Rusisë dhe Serbisë dhe siç e shohim edhe në Ukrainë, i gjithë armatimi që është blerë nuk është vetëm për parada, por është për luftëra. Kurti ka kritikuar shtetet e BE-së që deri tani e kanë neglizhuar përgatitjen e përbashkët ushtarake të Rusisë e Serbisë përgjatë viteve të fundit shtarake. Shumë shtete të BE-së e kanë neglizhuar këtë përgatitje të përbashkët ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë”, ka theksuar Kurti

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …