Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 23 vjetorin e rënies ka kujtuar vëllain e tij, Shkëlzenin. Bashkë me familjarë e miq, Haradinaj nderoi të rënët në Gllogjan dhe Maznik.“Ata ranë, që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve. Në Gllogjan dhe Maznik, nderuam veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun”.Mes tjerash, Haradinaj thotë se pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë.“Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …