Është hapur një pikë e re kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë

Është hapur një pikë e re kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në ceremoninë e hapjes së kësaj pike kufitare mes Shishtavecit dhe Krshevës, u paralajmërua se do të arrihen marrëveshje të tjera në mes dy shteteve tona dhe u tha se kjo pikë kufitare përveç që do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve nga të dyja anët ajo do të shërbejë edhe për zhvillimin e turizmit në këtë zonë. “Besoj se të gjithë përfitimet që do të pësojnë të dy komunitetet në dy anët që në fakt kanë një lidhje historike shumë më të largët se sa historia jonë e afërt, ne nuk bëjmë asgjë tjetër veç se i kthejmë ata në historinë e tyre, në traditat e tyre dhe ky është qëllimi parësorë si kundër pastaj edhe qëllimet e tjera që lidhen me krijimin e kanaleve të lëvizshmërisë qoftë të njerëzve qoftë të mallrave, të turizmit” , vlerësoi mes tjerash ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se hapja e kësaj pike është dëshmi e vullnetit të të dy qeverive që të tejkalohen të gjitha vështirësitë dhe jetën e qytetarëve ta bëjnë sa më të lehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …