leoni

Sot u përkujtuan 77 të masakruarit e fshatrave, Poklek i Vjetër e Çikatovë e Vjetër, në mesin e tyre 23 të mitur

Sot u përkujtuan 77 të masakruarit e fshatrave, Poklek i Vjetër e Çikatovë e Vjetër, në mesin e tyre 23 të mitur. 23 vjet më parë, më 17 prill të vitit 1999,  ushtria dhe policia  kriminale  serbe ka kryer një masakër barbare në fshatrat Poklek i Vjetër dhe Çikatovë e Vjetër në  komunën  Drenasit, (ish-Gllogovc). Atë ditë  ushtria serbe ka vrarë e  masakruar pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar. Në mesin e tyre 23 kanë qenë të mitur.  Atë ditë nga mizoria e barbaria serbe pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq, të cilët i vranë, i masakruan dhe disa prej tyre i dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua për këto krime fashiste serbe.

Masakra e Poklekut ende nuk është trajtuar me vërtetësi, realizëm dhe seriozitetin e duhur, pasi edhe kjo masakër, si ajo e Reçakut, e Burimit të Malishevës  disa  e të tjera dallohet  për shkallën ekstreme të mizorisë, vrasjen e 77 shqiptarëve në mesin e tyre 23 të mitur, fillimisht likuidimin me bomba dore brenda shtëpisë, pastaj  ekzekutimin një për një  të atyre që kishin mbetur gjallë  nga bombat, pastaj djegien  e kufomave në një shkallë të lartë të temperaturave, nga ku janë dëmtuar  edhe eshtrat e të martirizuarve, me qëllim për të humbur të gjitha gjurmët.

Luftëtari i lirisë, Fadil Muçolli, të cilit iu kanë masakruar 14 anëtarë të familjes së ngushtë , në kohën kur ai ishte në radhët e luftës së UÇK-së, me të drejtë konstaton se kjo masakër  ka elemente të holokaustit, me djegien e kufomave dhe përpjekjeve për të zhdukur çdo gjurmë të krimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …