Autoritetet e larta të vendit urojnë për Pashkët besimtarët e krishterë. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se populli shqiptar e ka traditë mijëvjeçare të Pashkëve, kësaj feste që na frymëzon për dashuri, paqe e solidaritet, dhe na rrëfen për ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen, të së mirës mbi të keqen. “Me këtë rast, ua përcjellë urimet më të përzemërta Imzot Dodë Gjergjit dhe mbarë besimtarëve katolik, bashkombas të mi”, ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar për Pashkët besimtarët e krishter. Ai ka shkruar se si simbol i ringjalljes dhe i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, Pashkët, mbi të gjitha, japin mësimin e fillimeve të reja dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të ndritur për secilin. Së bashku, të shtyrë edhe nga rëndësia e kësaj dite, urojmë që mëshira e Zotit të gjejë të gjithë njerëzit, familjet, shoqëritë e kombet që janë duke kaluar nëpër sfidat e ditëve të sotme. E ardhmja i takon mirësisë dhe dashurisë. Pashkë të bardha e të begata për të gjithë” thuhet në urimin e kryetari të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Për festën e Pashkëve, besimtarët e krishterë janë uruar edhe nga personalitete tjera dhe drejtuesit e institucioneve më të larta të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …