Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se masakra e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër dëshmojnë më së miri se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Gjatë homazheve të bëra te përmendoret kushtuar të vrarëve dhe të masakruarve nga ushtria e Serbisë, kryekuvendari, Glauk Konjufca ka theksuar se masakra e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër janë nga masakrat më barbare dhe më mizore mbi popullin e Kosovës. “Shumica e të rënëve janë fëmijë dhe gra kjo është njëra prej dëshmive më të qarta të gjenocidit që Serbia e ka bërë mbi popullin tonë. Kjo masakër është një plagë e hapur, ende kullon. Sepse mos të harrojmë për këtë masakër nuk ka pasë drejtësi, asnjë gjykim serioz nuk ka ndodhur deri tani për këto gra dhe fëmijë që u masakruan nga forcat paramilitare” ka thënë mes tjerash kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …