leoni

Nait Hasani

RKL: Një titull sensacional i portalit Telegraf, në intervistën e Nait Hasanit: Vrasja e Dik Martit rrezikon Kosovën si Shtet (!)

Një titull sensacional i portalit, Telegrafi, pa asnjë shpjegim, apo kërkim sqarimi  në intervistën e Nait Hasanit, i cili konstaton se Vrasja e Dik Martit e shpall  Kosovën shet kriminal dhe fillon  procedura e zhbërjes së  Shtetit.(!)

Nait Hasani, në intervistën e tij për  portalin Telegraf,  ka thënë mes tjerash se Shteti i Kosovës duke nisur nga Presidenca, Qeveria, Kuvendi, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Jashtme duhet si një trup të reagojnë dhe të kërkojnë përgjegjësi penale ndaj shtetit serb duke u bazuar në deklaratat e Dick Martyt. “Vrasja e Dick Martyt kish me qenë katastrofike për shtetin e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi në Ballkan”, ka thënë Hasani, duke shtuar se rasti i Martyt tregon rrezikun e Kosovës si mundësi nga zhbërja si shtet. Kjo gjykatë nuk do të merret me raste individuale këtë duhet ta dinë të gjithë, aty mund të shkojnë të dëshmojnë individ të caktuar, por ata janë parëndësi në krahasim me qëllimin e Prokurorisë e shteteve si Rusia me aleate që Kosova të shpallet shtet kriminal dhe të fillojnë procedurat e zhbërjes së Kosovës si shtet”.

Në këtë rast hetohet një konfuzion, gjatë intervistës, apo gjatë rishkrimit të saj  në mos më shumë i përzier edhe me frikë dhe panik, sepse askund nuk mbështet konstatimi se vrasja e Dik Martit nga Serbia  mund t’ i  japë fund Shtetit të Kosovës, madje kurrsesi nga ana Juridike ndërkombëtare, pasi Shtetin e Kosovës e ka konfirmuar legjitim edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe deri tani e kanë njohur rreth 120 vende të botës. Dihet Fakti se Gjykata Speciale  është themeluar mbi bazën e raportit të Dik Martit,  një karrem i mirë menduar politik, të cilin e ka kafshuar shumica e deputetëve  në Kuvendin e Kosovës, por në aktakuzën  e Prokurorisë së Gjykatës Speciale kundër kreut të UÇK-së,  nuk figuron si pjesë e saj.

 

Vrasja e Dik Martit për shqiptarët do të ishte sikur vrasja e rëndomtë e përditshme e mafiozëve  mes veti,  sepse tanimë ai nuk ka kurrfarë vlere, por ata që e kanë bërë pazarin me te me siguri se i kanë kërkuar dhe do t’ i kërkojnë llogari. Kjo llogari nuk mund t i faturohet Kosovës, në asnjë mënyrë, mbi asnjë bazë ligjore vendore,  apo ndërkombëtare.

Vrasja e Dik Martit mafioz nga mafiozët e Beogradit, është në rrjedhën e logjikës mafioze. Ishte vetë ky farë Dik Marti e Karla del Ponte që kurdisën  raportin për trafikim organesh, pasi Kosova shpalli Pavarësinë dhe GJND-ja e arsyetoi juridikisht, dhe, pasi nuk kishte më kurrfarë nevoje të bisedohej me Serbinë, por klasa politike e Kosovës, ra në kurthin e BE-së dhe Këshillit të Evropës, të cilat e binden për bisedime “teknike” me Serbinë. Për rënien në një kurth të tillë nuk ka faj Dik Marty, sepse këtë do ta bënte çdo diplomat i BE-së që ka kundërshtuar bombardimin e Serbisë, këtë do ta bënin edhe Lajçaku e Boreli, andaj nuk ka pse habiteni aq  shumë dhe të ngjallin një panik krejt të arsyeshëm.

Shteti i Kosovës nuk mund të zhbëhet kurrë, kurrsesi nga vicklat e Dik Martit e mafiozëve në Bruksel e në Beograd, por as nga Moska dhe nga askush në botë. Mund të sulmohet, por juridikisht nuk mund të zhbëhet, ashtu sikur nuk po zhbëhet as Ukraina.

Përpjekja për “ta ruajtur Dik Martin”, i cili edhe tani nuk ka hequr dorë nga pretendimet e tij për trafikim të organeve të serbëve nga UÇK-ja, nuk ka pse e rrezikon Kosovën, sepse ai është radhitur me Beogradin, sepse ai e ka përkrahur Millosheviqin dhe zhbërjen e Kosovës, sepse ka protestuar kundër bombardimit të Serbisë nga NATO-ja, sepse tek e fundit edhe nëse nuk është serb me origjinë ai ka qenë dhe po mbetet në shërbim të Serbisë. Ai nuk ka hequr dorë nga bindja e tij për UÇK-në. Këtë nuk e ka thënë në asnjë rast, andaj pse dashkan ta ruajnë shqiptarët, kur ai nuk është në anën e tyre. Me asnjë fjalë deri tani ai nuk i ka mohuar akuzat e tij,  por ka arsyetuar se faktet qenkan zhdukur, pasi drejtësia qenka vonuar, por nuk qenka vonuar për t i bërë gjyq luftës çlirimtare të UÇK-së. !!!

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …