Për të përkujtuar të rënët në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër, të realizuar nga ushtria e Serbisë, ishte për vizitë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. “Për të nderuar martirët e rënë, që u masakruan mizorisht nga dora e armikut, sot, bashkë me Kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës, bëmë homazhe pranë varreve të tyre. Dhembja e asaj dite të kobshme është ende e freskët në mesin e familjarëve të viktimave, ashtu si edhe kujtimi i tyre dhe i tërë popullit të Kosovës për tmerrin dhe terrorin e përjetuar 23 vite më parë. Andaj, ne nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi, derisa autorët e këtyre veprave makabre të dënohen. Lavdi martirëve të Çikatovës së Vjetër dhe Poklekut!, ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …