Më 18 prill të vitit 1999 ranë duke luftuar në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës: Mentor Morina, Halim Bajraktari, Mentor Gashi, Islam Kastrati dhe Ramadan Bytyçi. Qëndresa heroike në Gradinë bërë që forcat ushtarake e policore serbe në tërhiqen me humbje dhe nuk arritën të marrin pikën në strategjike të luftës në majën ku vepronin njësitet e Brigadës 121, Ismet Jashari Kumanova dhe ku transmetonte program Radio-Kosova e Lirë. 18 prilli i vitit 1999 shënon edhe numrin më të madh të dëshmorëve të UÇK-së, të rënë gjatë një dite, në vend-luftimet e Zonës në Llapit e Marecit, në Brigadën Ismet Jashari Kumanova, në zonën e Drenicës, në Dukagjin dhe Anadrin. Në prill të vitit 1999 në fshatrat Marec, Makoc dhe Sllovi ranë duke luftuar kundër forcave policore dhe ushtarake serbe: Sefedin Ilaz Vitia, Besim Isë Vitia, Fehmi Vitia, Sefedin Ilaz Vitia, Muharrem Pacolli, Rrahman Murati, Ziaver Vllasaliu, Shabi Gërbeshi, Shabi Avdush Gërbeshi, Rrahim Azem Gërbeshi, Baki Salih Pacolli e të tjerë. 18 prill të vitit 1999 në frontet e ndryshme të luftës së UÇK-së kanë rënë duke luftuar kundër forcave serbe, dëshmorët: Azem Miftar Hajdaraj, Enver Jahir Tahiri, Isuf Ibish Hoxha. Januz Zejnullah Jashari, Mehdi Zymer Fazliu, Naser Zeqir Sekiraqa, Shaban Beqir Avdiu, Visar Mustafë Hoti, Mustafë Llapashtica, Mehmet Sherif Visoka, Asllan Canë Dina.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …