Partitë opozitare kanë kërkuar nga krerët e institucioneve që ta trajtojnë me seriozitet rastin e ish-senatorit zviceran Dick Marty, pasi nuk e shohin të nevojshme të ftojnë seancë plenare për trajtimin e kësaj çështjeje. Përfshirja e Kuvendit në këtë rast, konsiderohet të jetë ndërhyrje në rastet, me të cilat po merret Gjykata Speciale. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, mendon se kjo është përgjegjësi institucionale. Ne nuk e dëgjuam asnjë fjalë nga ministrja e Drejtësisë, asnjë fjalë nga kryeministri. Besoj që në këtë rast nuk janë të interesuar të merren me këtë çështje. Partia Demokratike e Kosovës në vijim do t’i bëjë veprimet e saj kushtetuese në raport me këtë rrethanë. Është shumë e rëndësishme që Kosova ka qëndrim në këtë rast, pasi që ne e dimë çfarë dëmi i ka krijuar Dick Marty Kosovës me dosje të fabrikuara nga Beogradi dhe tash ankohet për tentim-vrasje. Unë flas si deputet, mendoj se që ka pasur pazare mes tij dhe Serbisë”, tha deputeti, Hajdar Beqa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …