Dr. Sylë Ukshini

Sylë Ukshini: Ringjallja e doktrinës antishqiptare me “botën serbe” sikur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999

Ringjallja e doktrinës antishqiptare me “botën serbe” Si gjatë periudhës së luftës në Kosovë më 1998-1999 edhe tani dy dekada më vonë, struktura shtetërore serbe hodhi poshtë në mënyrë cinike çdo raport për vrasje masive apo spastrim etnik kundër shqiptarëve, të cilët historikisht i kishte projektuar me armiqësi dhe si barrierë e krijimit të Serbisë së madhe Pavarësisht se bombat e NATO-s ndëshkuan Serbinë, doktrina e saj antishqiptare mbeti e padënuar. Dhe e ngjizur gati në të njëjtën kohë me projektin nazist kundër hebrenjve, kjo doktrinë sikur po ringjallet viteve të fundit, pro tani në trajtën e të ashtuquajturës “bota serbe”, projekt që paraqet një kërcënim tjetër për vendet e rajonit në përgjithësi. Përveç kësaj, nga kritikët e luftës, kryesisht qarqe majtiste radikale, masakra në Reçak u përdor si pjesë e teorisë së komplotit, me të cilën duhej të dëshmohej se lufta e NATO-s për Kosovën nuk ka pasur për qëllim parandalimin e katastrofës humanitare Pa dyshim, masakra e Reçakut, njëjtë sikurse masakrat në Bosnjë, ishte pikë kthese vendimtare për politikën ndërkombëtare kundrejt çështjes së Kosovës, e cila përbënte kapitullin e fundit të shpërbërjes së Jugosllavisë. Reçaku ishte ngjarja që bashkoi qëndrimin e SHBA-së dhe të shteteve të tjera anëtare të NATO-s për nevojën e ndërhyrjes ushtarake.

Edhe pse KVM qëndroi në Kosovë deri në prag të sulmeve ajrore të NATO-s, masakra e Reçakut në mënyrë efektive dha alarmin për vrasjen masive të popullatës civile në periudhën e ndërhyrjes së paarmatosur. Për shkak se ishte i paarmatosur, KVM-ja bëri përpjekjet deri në limitet e saj. Me Reçakun, megjithatë, periudhës së ndërhyrjes së paarmatosur i erdhi fundi. Pra, Marrëveshja Holbrooke-Milosheviq e tetorit 1999, kur Serbia u pajtua që të tërhiqej nga Kosova, të zvogëlonte numrin e policëve dhe të ushtarëve dhe të pranonte themelimin e Misionit Verifikues të Kosovës (KVM), si dhe intenca ndërkombëtare për stabilizimin e gjendjes dhe afrimin e dy palëve, kishte dështuar. Misioni i OSBE-së u dëshmua, siç kishin paralajmëruar shqiptarët, se ishte i pamjaftueshëm për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes dhe për të parandaluar fushatën represive serbe kundër popullsisë shqiptare. “Qeveria e Beogradit nisi t’i armatoste civilët serbë, duke mbërritur t’u shpërndanin armë nja 50 mijë njerëzve” Regjimi serb nuk kishte qëllimin ta respektonte marrëveshjen e tetorit. Në vend se të zvogëlonte numrin e policëve dhe të ushtarëve, i shtoi ata. Madje, sipas ish-prokurorit për krime lufte të Tribunalit Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, Eliott Behar, Qeveria e Beogradit “nisi t’i armatoste civilët serbë, duke mbërritur t’u shpërndanin armë nja 50 mijë njerëzve ashtu që të mund të merrnin pjesë në operacionet e përbashkëta.

I vazhduan operacionet e koordinuara në terren, duke bllokuar Misionin Verifikues dhe përfundimisht duke e injoruar atë”. Për këtë arsye, 15 janari, dita kur ndodhi masakra e Reçakut, u bë një ditë vendimtare në shtegtimin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë. Perëndimi ishte i vetëdijshëm se vetëm përdorimi i forcës ushtarake të NATO-s mund të hapte shtegun për një zgjidhje politike. Por, nuk duhet harruar se në ndërkohë se ishin mbajtur bisedimet për paqe në Rambouillet, të cilat në vazhdimësi ishin penguar nga pala serbe. Milosheviqi pati kohë dhe rast t’i jepte një fund paqësor krizës në Kosovë, por ai e lëshoi rastin. Po ashtu, Reçaku nuk ishte kurrsesi një rast i vetëm. Mirëpo, këtë herë bashkësia ndërkombëtare, pak orë pas ngjarjes, nga dora e parë e pa se çfarë ishte në gjendje të bënte Milosheviqi për realizimin e ndërmarrjes së tij kriminale për spastrimin etnik të Kosovës.

Por, pavarësisht se bombat e NATO-s ndëshkuan Serbinë, doktrina e saj antishqiptare mbeti e padënuar. Dhe e ngjizur gati në të njëjtën kohë me projektin nazist kundër hebrenjve, kjo doktrinë sikur po ringjallet viteve të fundit, por tani në trajtën e të ashtuquajturës “bota serbe”, projekt që paraqet një kërcënim tjetër për vendet e rajonit në përgjithësi. Serbia e tanishme, njësoj si ajo e Milosheviqit Përveç kësaj, nga kritikët e luftës, kryesisht qarqe majtiste radikale, masakra në Reçak u përdor si pjesë e teorisë së komplotit, me të cilën duhej të dëshmohej se lufta e NATO-s për Kosovën nuk ka pasur për qëllim parandalimin e katastrofës humanitare. Me këtë kuadër, edhe politika shtetërore serbe, në krye të së cilës ende figurojnë shumica e atyre që ishin pjesë e Qeverisë dhe aparatit represiv të regjimit të Milosheviqit, si Vuçiq, Daçiq dhe Vulin, si dhe ushtarakët dhe komandantë të lartë të ushtrisë dhe të policisë serbe, me këmbëngulje përpiqen të mohojnë krimin mbi civilët shqiptarë në Reçak. Në këtë mënyrë, lidershipi aktual serb, ashtu si në periudhën e regjimit të Milosheviqit, pavarësisht gjetjeve të ekipit të patologëve finlandezë, organizatave të tjera ndërkombëtare, hetimeve dhe pavarësisht se masakra e Reçakut ishte edhe pjesë e aktakuzës së ngritur nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës kundër ish-presidentit serb, Slobodan Milosheviq, dhe disa zyrtarëve të tjerë serbë, bënë përpjekje për ta kontestuar vërtetësinë e masakrës së Reçakut

. Kështu versioni zyrtar i ngjarjeve në Reçak provon që përmes kujtesës selektive të ndërtojë një histori që mund të duket më bindëse për brezin e ri serb. Kështu, në rrëfimin zyrtar të Reçakut, TPNJ, William Walker, dhe ekipi mjeko-ligjor paraqiten si të korruptuar nga “antiserbizmi”, që është tipike në diskursin nacionalist dhe të propagandës serbe të viktimizimit. Për këtë narrativë serbe për Reçakun përgjigja më e saktë është ajo e Albert Camus, i cili thotë: “Ditën kur krimi mëveshët me pafajësi, me një përmbytje kureshtare që është specifike për kohën tonë, është pafajësia ajo që duhet ta justifikojë veten”. Mohimi i ekzistencës së krimeve kundër njerëzimit në Kosovë Si lidershipi serb në Serbi ashtu edhe në Kosovë e mohuan çdo përgjegjësi shtetërore dhe madje edhe vetë ekzistencën e krimeve kundër njerëzimit në Kosovë. Mohimi ishte gjithashtu i rëndësishëm për audiencën e përgjithshme vendase, në mënyrë që të bëhej më i justifikueshëm çdo veprim i mëtejshëm dhe të shmangej vënia në pikëpyetje për moralin e udhëheqjes shtetërore. Kjo strategji mashtruese ka marrë formën e mohimit të plotë nga ana e udhëheqjes serbe që diçka kishte ndodhur fare, ose mund të sillte ripaketimin e një akti si diçka fisnike, shpesh nën një eufemizëm. Në shumë raste mes serbëve, krimet ndaj shqiptarëve shihen me një besim të brendshëm si veprime aspak të gabuara, por si një lloj heroizmi.

Nëse vrasjet masive dhe spastrimi etnik shihen si një strategji e qëllimshme serbe që synon të arrijë disa objektiva politike, mohimi i qëllimshëm ishte i domosdoshëm. Në këtë kuptim, si gjatë periudhës së luftës edhe tani dy dekada më vonë, struktura shtetërore serbe hodhi poshtë në mënyrë cinike çdo raport për vrasje masive apo spastrim etnik kundër shqiptarëve, të cilët historikisht i kishte projektuar me armiqësi dhe si barrierë e krijimit të Serbisë së madhe. Shpeshherë, propaganda serbe e viktimizimit për audiencën e huaj, sjelljen e tyre në Kosovë u përpoq ta justifikonin se shqiptarët (shumica myslimane) e “meritonin” një trajtim represiv, me faktin se ata paraqesin “kërcënim” islamik e terrorist dhe se serbët po i bënin një shërbim perëndimit nga ana e tyre, sado që politika e tyre të jetë shfaqur e ashpër.

Kjo narrativë dominuese gjithsesi bëhet barrierë kryesore për një klimë të shëndoshë politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë sens, një prej gabimeve të elitës politike të Serbisë ishte mosofrimi i kërkimfaljes solemne të shqiptarëve për krimet e bëra nga regjimi i Milosheviqit; Vuçiqi nuk shkoi (qysh bëri Willy Brandt, ta zëmë, kur shkoi në geton e Varshavës) të përulej në gjunjë në Reçak, që t’i siguronte se Serbia aktuale nuk do të prodhonte më urrejtje të tillë. Një gjest si ky do të ishte një shenjë e shkëputjes nga politikat e vjetra agresive të Beogradit, dhe si e tillë do të kishte ndikim të menjëhershëm simbolik – do të vërtetonte se shteti serb, në përpjekje për t’iu bashkuar Evropës, po zgjaste dorën për pajtim dhe drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …