Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është prononcuar për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, për të cilat dyshohet me të drejtë se erdhën nga territori i Serbisë. Pasi bëri homazhe te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Kurti tha para gazetarëve se sulmet kishin për qëllim vrasjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. “Ne kemi dënuar ashpër këtë sulm i cili ishte sulm terrorist meqenëse me plumba dhe granata u gjuajtën pjesëtarët e policisë të cilët patën fat që pësuan vetëm dëme materiale. Iu takon organeve të rendit të bëjnë hetime mbi ata që sulmuan për të zbardhur rastin por në anën tjetër edhe për t’u vlerësuar situata e sigurisë se çka duhet të ndërmarrin në vijim në mënyrë që ta pamundësojmë sulme të tilla. Nuk janë sulme mbi të mirat materiale, as mbi qytetarët, por sulme mbi policet që kanë pasur për qëllim të vrasin. por fatmirësisht nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe asnjë pjesëtar i Policisë nuk është lënduar. Organet e rendit do të bëjnë hetime për hapat tonë përpara. Policia e Kosovës është sulmuar nga granata dore, kallash dhe mjete piroteknike në veri të vendit. Goditja e parë ishte me thumba metalikë në rrugë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …