Kryeministri, Albin Kurti, deklaroi sot se parimi i reciprocitetit me Serbinë për zgjidhjen lidhur me targat e makinave është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm. Para gazetarëve, Kurti tha se më 21 prill është afati i fundit kur palët do të duhej të merreshin vesh për këtë marrëveshje. “Më 21 prill është afati i fundit kur do të duhej të merreshim vesh për targat. E di që parimi i reciprocitetit do të jetë aty, ndërsa për aspektet teknike e kemi grupin tonë dhe kryenegociatorin që po bisedon se si ta gjejmë një zgjidhje. Por, e di që është e padiskutueshme dhe e panegociueshme parimi i reciprocitetit si parim për çdo zgjidhje”, u shpreh ai. Më 21 prill skadon afati i Marrëveshjes së përkohshme për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas marrëveshjes që afat ka 6 muaj, veturat në kufi duhet të mbulojnë simbolet shtetërore me letër ngjitëse, si kur futen në Kosovë ashtu edhe në Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …