Sot u shënua 18 Prilli, Dita e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës

Sot u shënua 18 Prilli, Dita e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës

Në organizim të komunës së Prishtinës dhe nga  shoqatat e dala nga lufta e UCK-së, sot janë mbajtur një varg aktivitetesh për të shënuar ditën e Dëshmoreve të komunës së Prishtinës. Në manifestimin qendror,  të mbajtur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ishin të pranishëm familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së. Në fjalën tematike kryetari i kryeqytetit z. Përparim Rama tha se  ka rastisur që 18 prilli që shënon “Ditët e Krenarisë” së komunës së Prishtinës, të jetë edhe Data e Memorialëve. Ne sot bëmë nderime tek Dëshmorët e Martirët, tek Memorialët, përkujtuam  të gjithë Ata që ranë për Lirinë tonë. Duke shënuar datat e tilla, ne ju përcjellim brezave të ri historinë, rrugën e vështirë për të ardhur deri këtu, tha ndër të tjera në fjalën e tij kryetari Përparim Rama.

Ndërkaq kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në komunën e Prishtinës. Naser Pacolli në fjalën e tij veçoi faktin se kombi ynë gjithherë e në çdo kohë ka pasur patriotë që ishin të gatshëm për të dhënë jetën [për komb e atdhe, e këtë shembull e përkufizon më së miri heroizmi i pa shembull dhe unik i familjes Legjendare të Komandant Adem Jasharit. Naser  Pacolli me këtë rast i bëri thirrje kryetarit Rama për kohën dhe mundësinë që të mbetet  model i trajtimit serioz dhe t’ i jepni fund këtyre dukurive që janë grumbulluar ndër vite,  e që deri tani vetëm mirënjohje e respekt nuk kishin.

Në fund para të pranishmëve u shfaq programi kulturorë artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …