Ka mbi 20 mijë banorë por qytetarëve të Obiliqit po u mungojnë disa shërbime bazë e të nevojshme, për shkak se këtu mungon zyra e një noteri. Pakënaqësi për këtë kanë vet qytetarët të cilët ballafaqohen me këtë problematikë. Njëri prej qytetarëve thotë se këto shërbime përpos Prishtinës ua ofron edhe komuna e Fushë Kosovës. Noterizimi është proces zyrtar i parandalimit të mashtrimeve, që siguron palët e përfshira në një marrëveshje apo transaksion, se dokumenti i tyre është autentik. Zyrtarë të Odës së Noterëve, kanë thënë se kërkesën e tyre në Ministri të Drejtësisë e kanë ripërsëritur. Por, nuk e dinë se kur do të hapet konkursi. “Ne kemi probleme me shumë komuna, kërkesa dihet është e parashtruar atje në ministri dhe ministria për shkak të vendimit të gjykatës që ka prit dhe tani ministria ka thënë se do të hap një konkurs të ri. Si do të veproj ministria është kompetencë e tyre, natyrisht që ne jemi të interesuar që sa më shpejt kjo procedurë të kryhet”, ka deklaruar kryetari i Odës së Noterëve Aliriza Beshi.
