U përkujtua dëshmori Mejdi Korrani në 23 vjetorin e rënies heroike në Betejën e Koshares

Me rastin e 23 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Mejdi Korrani, përfaqësues të Institucioneve komunale të Vitisë, në krye me kryetarin Sokol Haliti, Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të subjekteve politike, e qytetarëve të Pozheranit e të komunës së Vitisë, koordinator të këshillit të Pozheranit dhe të tjerë kanë bërë homazhe tek varri i dëshmorit Mejdi Korrani në varrezat e dëshmorëve në Viti. Po ashtu, janë vënë kurora lulesh edhe tek shtatorja e dëshmorit në vendin e tij të lindjes në Pozheran. Përndryshe dëshmori Mejdi Korrani, si pjesëtar i UÇK-së ka rënë heroikisht, më 19 prill 1999, në Betejën e Koshares.

Mund të jetë një imazh i 17 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …