Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish-kryeministër Britanik. Tony Blair,  te Vila 30, në Tiranë. Ky takim vjen pak para mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mbledhje kjo ku pritet të dorëzohen propozime për emrin e ri të Presidentit, si dhe do diskutohet lidhur me qëndrimin ndaj Orlando Rakipit, djalit të deputetit Aqif Rakipi që u shpall “non grata” nga SHBA.  Tony Bler është mik i kahershëm i kryeminsitrit,  Edi Rama. Ndërkohë për një periudhë kohe ka shërbyer edhe si këshilltar i qeverisë Rama.  Këshillat për qeverinë shqiptare Tony Blair u njoftua se do të ishte këshilltar i qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama që në ditët e para të formimit të qeverisë, në shtator 2013. Megjithatë në vitin 2016 Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka deklaruar se do të mbyllë firmën e tij të konsulencës, punë në të cilën u fokusua pas largimit nga detyra.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …