Besnik Tahiri

Besnik Tahiri, i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që të votojë formimin e një Komisioni hetimor për të hulumtuar punësimet në KEK

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje  që të votojë formimin e një Komisioni hetimor, për të hulumtuar  disa nga proceset që kanë ndodhur në vend, punësimet në KEK, shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike e të tjera. Iniciuesi është PDK-ja. Unë nuk jam në PDK-ja. Unë jam kryetar i grupit parlamentar të AAK-së dhe si deputet kam nënshkruar një kërkesë të iniciuesit që shpeshherë ka ndodhur që kolegë deputetët të këtij grupi mos ta  nënshkruajnë një kërkesë të opozitës që rrjedhimisht nuk janë iniciues”, ka thënë ai. Deputeti i AAK-së, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës që të votojnë këtë komision, nëse duan bashkëpunim afatgjatë me opozitën. Është e domosdoshme që nëse duam të kemi një frymë të një bashkëpunimi afatgjatë për çështje të rëndësishme kërkojmë nga ku që të merrni seriozisht dhe të votoni. Ju themi troç, nuk do të kalojë, nuk do të heshtimin dhe nuk do të pranojmë mos-themelimin e këtij komisioni”, ka thënë, deputeti Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …