KPF në Rahovec mbajti mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2022

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Defrim Kafexhiu, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2022. Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar dhe miratuar për mbledhje të kuvendit këto pika:

  1. Shqyrtimi i Projekt Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec (QKMF);

  2. Shqyrtimi i Projekt Planit Komunal për Integritet 2022-2026;

  3. Raporti vjetor i punës së Komitetit të Auditimit për vitin 2021;

  4. Shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2021 në vitin 2022;

  5. Shqyrtimi i Raportit financiar janar – mars 2022;

  6. Shqyrtimi i propozim vendimit për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, parqeve, shesheve, lagjeve në komunën e Rahovecit;

  7. Shqyrtimi propozim vendimit për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, parqeve, shesheve, lagjeve, në komunën e Rahovecit;

  8. Shqyrtimi i propozim vendimit për caktimin e lokacionit për hapësira për biznese;

  9. Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave komunale për bujqësi;

  10. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 00054-0, 00265-0, 00498-0, 02909-0, 03015-0, 03016-0, 00251-0;

  11. Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale për blegtori;

  12. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 02302-0 dhe P-00250-0;

  13. Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën P-71513005-02756-0 në Zonën Kadastrale Krushë e Madhe;

  14. Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën P-71510033-00527-1 në Zonën Kadastrale Xërxë;

  15. Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën P-71510033-00527-2 në Zonën Kadastrale Xërxë;

  16. Shqyrtimi i raportit të komisionit për vlerësimin e performances për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale Qendrës Rinore SHL-Kosova;

  17. Shqyrtimi i vendimit për themelimin e komiteteve konsultative për arsim dhe shëndetësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …