leoni

Kryetari Haliti i shoqëruar me bashkëpunëtor dhe Pozheranas kërkojnë përfundimin e shkollës së Pozheranit nga organet përgjegjëse

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor por edhe me koordinatorin e këshillit të Pozheranit, Ilir Zuka ka vizituar objektin e shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozheran, ku akoma nuk kanë përfunduar punimet e këtij objekti shkollor. Gjithashtu porta për të hyrë në oborrin e shkollës ishte  e mbyllur dhe aty nuk është parë askush duke punuar. Kryetari Haliti edhe një herë ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht nga Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Arsimit, që të bëjnë çmos që urgjentisht të bëhet zhbllokimi i të gjitha pengesave të ndryshme që janë duke pamundësuar përfundimin final të objektit të ri e që është në kompetencë të tyre. Ai tha se rikujtojmë organet kompetente që duhet të bëhet një zgjidhje e shpejt në përfundimin e këtij objekti pasi që nxënësit e këtij lokaliteti të madh po ndjekin mësimin në me orar të shkurtuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …