Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, thotë se sulmi mbi policët në veri të Kosovës nuk mund të quhet “sulm terrorist”, pasi sulm terrorist quhet vetëm kur ai ndodh mbi civilët e jo mbi njësitet policore. “Kur të flasim për deficionin për terrorizëm duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nuk ka definicion shumë të saktë. Por të gjitha e kanë një element të përbashkët. Shënjestra duhet të jetë popullata civile e jo polici apo ushtari në detyrë dhe në uniformë. Nuk janë shqetësuese për mua iriqat. I kemi parë midis Prishtinës. Për mua shqetësuese janë gjuajtjet me armë në policë. Deri më tani kemi 31 dëshmorë në Polici, e shumë prej tyre janë vrarë prej armëve të zjarrit”. Qalaj ka folur edhe për rrugët që janë përdorur për kontrabandë në veri. Ai ka thënë se Policia vazhdimisht ka mbyllur këto rrugë, por ato janë rihapur më vonë. “Rrugët janë mbyllur në vazhdimësi. Por janë hapur kohë pas kohe. Policia patrullon atje rregullisht”.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …