Me moton: “S’po shkohet në shkollë” dhe pankartat “Cilësi në arsim”, “Barazi, siguri, arsim”, “Ku janë psikologët”…, nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës kanë protestuar gjatë ditës së martë në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke kërkuar ngritjen e cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës. Protesta ishte organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK), në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Kosovar Youth Concil”. Elion Ademi nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës tha për Telegrafin se qëllimi i protestës së nxënësve është përmirësimi i cilësisë së arsimit në shkollat e Kosovës. “Ky është një marsh avokues, të cilin e kanë mbledhur Këshilli i Nxënësve të Kosovës. Është një marsh që po bëhet për herë të parë në 29 komunat e Kosovës. Qëllimi kryesor i tij është kthimi i fokusit në arsim dhe ngritja e cilësisë në arsim. Fokusi tjetër është që nxënësit të kenë siguri në shkollat e tyre”, tha Ademi. Ndërsa, Ditjon Fetahu, drejtor Ekzekutiv i OJQ-së “Kosovar Youth Concil”, tha se nxënësit po kërkojnë infrastrukturë më të mirë shkollore, mësimdhënie dhe mësimnxënie më të avancuar. “Protesta që u mbajt në Prishtinë dhe njëkohësisht edhe në 29 komuna të tjera ka për qëllim kthimin e fokusit në arsim. Është bërë një studim i nxënësve në lidhje me problemet që i kanë nëpër shkolla dhe rezultatet janë tepër shqetësuese.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …