Kryetari Latifi ka bërë Iftar të përbashkët me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, në Rahovec

Në nderim të muajit të bekuar të Ramazanit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë Iftar të përbashkët me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, në Rahovec, ku u janë bashkuar edhe drejtorë e zyrtarë, këshilltarë të Kuvendit Komunal, punonjës të administratës Komunale e qytetarë të komunës së Rahovecit. Kryetari Latifi me këtë rast tha se, muaji i Ramazanit na kthen gjithmonë te themeli i vlerave njerëzore. Solidariteti, mirësia e dashuria mes njerëzve janë thirrja kryesore e Ramazanit, ndërsa mësimi i vlefshëm që marrim përgjatë këtij muaji, është se për t’i arritur qëllimet e larta shpirtërore dhe njerëzore, e pashmangshme është sakrifica. I falënderoj prijësit e besimit islam në Rahovec, të gjithë besimtarët e devotshëm, për rolin e mirë dhe pozitiv që luajnë në promovimin e paqes dhe bashkëjetesës ndërfetare në komunën e Rahovecit. Ju pastë bërë mirë ky Iftar dhe u pranoftë sakrifica dhe lutjet tuaja, ka thënë kryetari Latifi!

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …