Burhan Mexhid Zeneli (25.2.1975 – 14.5.1999)

Burhan Mexhid Zeneli (25.2.1975 – 14.5.1999)

Dëshmori i kombit, Burhan Zeneli, ishte djali i vetëm i prindërve Mexhid dhe Zizë Axhamit, i cili lindi më 25.2.1975, në fashatin Bob të Kaçanikut. Kjo familje kishte vetëm dy fëmijë Burhanin-Bulin dhe vajzën Imranin.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje në shkollën fillore ,,Idriz Seferi“, kurse shkollën e mesme e kreu në Kaçanik. U detyrua ta ndërpresë shkollën për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ku u detyrua të angazhohet rreth sigurimit të ekzistencës së familjes. Meqenëse rrethanat ishin të tilla, prindërit e Burhanit nuk dëshironin që djali i tyre të largohet nga vendi e të marrë rrugën e kurbetit, prandaj ai vendosi të qëndrojë në vendlindje ku u punësua në shkollën e fshatit si punëtore ndihmës.
Lufta Çlirimtare e gjeti Burhanin të përgatitur për t’u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u rreshtua në UÇK në Kompaninë e Parë të Batalionit të Parë të Brigadës 162 “Agim Bajrami“. Mori pjesë në luftimet e datës 28.2.1999 në Gajre, më 8.3.1999 në Ivajë, më 24.3.1999 në Ivajë dhe në Kotlinë e në shumë aksione dhe luftime të tjera, deri më 14.5.1999, kur në luftë ballë për ballë me armikun bie heroikisht në fashatin Llanishtë të Kaçanikut. Atë ditë, në fushën e luftimeve mbetën edhe shumë forca armike nga zjarri i Burhan Zenelit, Esat Axhamit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë të tyre. Forcat serbe kishin sulmuar pozicionet e UÇK-së në orët e hershme të mëngjesit, tv cilat kishin lëvizur nga Qafa e Drenushës dhe kishin filluar të djegin shtëpitë deri në Llanishtë.
Pas luftës, u bë rivarrimi i dëshmorit Burhan Zeneli dhe i dëshmorëve të tjerë në varrezat e dëshmorëve në Kaçanik.
Në njëvjetorin e rënies së dëshmorit Burhan Zeneli, në nderim dhe përkujtim të veprës së tij dhe të bashkëluftetëtarëve të tij, është ngritur pllaka përkujtimore në vendin e rënies në fshatin Llanishtë të Kaçanikut, kurse emri i këtyre dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” është i shkruar në parkun e qytetit të Kaçanikut te shatatorja e Komandantit Agim Bajrami, si dhe në përmendoren në Marinë të Skënderajt ku janë të shkruar emrat e gjithë dëshmorëve të UÇK-së. (H. K..)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …