Vlora Dumoshi

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi e pyet Qeverinë Kurti, pse ka frikë ta themelojë Komisionin hetimor për energjinë

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka reaguar për mos themelimin e Komisionin Hetimor për energjinë, ku pozita është duke e kundërshtuar themelimin e këtij komisioni. Ajo pyet Qeverinë pse  ke frikë të krijojë, Komisionin Hetimor? Zonja Dumoshi ka theksuar se njëri nga tri rolet themelore të Kuvendit është mbikëqyrja e Qeverisë. “Përmes mbikëqyrjes, Kuvendi si institucion i zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët, sigurohet që Qeveria po kryen punët e saj në përputhje me ligjet e miratuara dhe po menaxhon buxhetin në mënyrë të drejtë dhe efektive”. “Themelimi i komisioneve hetimore është paraparë si mekanizëm i veçantë i ushtrimit të mbikëqyrjes parlamentare, madje për këtë është miratuar edhe një ligj i veçantë. Ky ligj, i jep përparësi opozitës të udhëheq hetimet, duke ditur që partitë në pushtet gjithmonë do t’i bishtnojnë hetimeve. Ashtu siç po ndodh edhe tani me kërkesën për komision hetimor për menaxhimin e krizës energjetike”, ka shkruar Vlora Dumoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …