leoni

Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së katërt të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit,  do të mbahet me datë 29 prill 2022 (e premte), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit, e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale. Për këtë mbledhje kryesuesi Defrim Kafexhiu ka propozuar këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

  2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec (QKMF);

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt Planit Komunal për Integritet 2022-2026;

  5. Raporti vjetor i Punës së Komitetit të Auditimit për vitin 2021;

  6. Shqyrtimi dhe miratimi propozim vendimit për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2021 në vitin 2022;

  7. Shqyrtimi i Raportit financiar janar – mars 2022;

  8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, parqeve, shesheve, lagjeve në komunën e Rahovecit;

  9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, parqeve, shesheve, lagjeve, në komunën e Rahovecit;

  10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për caktimin e lokacionit për hapësira për biznese;

  11. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave Komunale për bujqësi;

  12. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 00054-0, 00265-0, 00498-0, 02909-0, 03015-0, 03016-0, 00251-0;

  13. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale për blegtori;

  14. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 02302-0 dhe P-00250-0;

  15. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën P-71513005-02756-0 në Zonën Kadastrale Krushë e Madhe;

  16. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën P-71510033-00527-1 në Zonën Kadastrale Xërxë;

  17. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën P-71510033-00527-2 në Zonën Kadastrale Xërxë;

  18. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për vazhdimin e kontratës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës;

  19. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për themelimin e Komitetit Konsultativ për Arsim në Komunën e Rahovecit;

  20. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim vendimit për themelimin e Komitetit Konsultativ për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …