Në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin e Salih Mustafës është dëgjuar dëshmitari i 11-të i mbrojtjes, Musli Halimi

Në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin e Salih Mustafës është dëgjuar dëshmitari i 11-të i mbrojtjes, Musli Halimi

Në seancën e së mërkurës, dje në gjykimin për krime lufte kundër  Salih Mustafës në Gjykatën Speciale Hagë është dëgjuar dëshmitari i 11-të i mbrojtjes, Musli Halimi. Aa thënë para trupit gjykues  se nuk ka shumë njohuri për njësitin BIA dhe se Mustafën e takoi gjatë luftës një apo dy herë. Dëshmitari Musli Halimi, duke u përgjigjur në pyetje të prokurores Silvia D’Askoli, ka deklaruar se Adem Shehu ka ardhur në brigadë nga fundi i marsit. Ai bëri të ditur me 1 shkurt është emëruar komandant i zonës stërvitore në Zllash, e se më herët kishte qenë ushtar i thjeshtë. Ndërkaq, konfirmoi se ka kontribuar në përgatitjen e qendrës stërvitore, në mënyrë që e njëjta të fillonte të punonte. Sipas dëshmitarit, pas funksionalizimit të kësaj qendre, ai ishte marrë me trajnimin dhe përgatitjen e rekrutëve. Ky dëshmitar sërish konfirmoi se gjenerata e parë e rekrutëve kishte rreth 50 persona, ndërsa tha se ky numër i kujtohet pasi ka qenë i zakonshëm dhe fillimi gjithmonë ka qenë pak më problematik. Kurse, sipas tij, në gjeneratat e tjera ka filluar të zgjerohet numri i kadetëve. Dëshmitari Halimi tha se i duket se gjenerata e dytë ka pasur diku rreth 150 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …