Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kërkuar një takim të veçantë me kryetarin rus Vladimir Putin në Moskë dhe atë ukrainas Volodymyr Zelensky në Ukrainë ku do të diskutojnë nevojën urgjente për arritjen e paqes. Sipas një deklarate nga zëdhënësi i OKB-së, Guterres do të diskutojë me lierët ukrainas dhe rusë hapat urgjent për të sjellë paqen në Ukrainë dhe të ardhmen e multilateralizmit bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare. Zëdhënësi vuri në dukje se Guterres është në pritje të përgjigjeve nga qeveritë ruse dhe ukrainase për një kërkesë për një takim. Ai tha se do të shoqëronte sekretarin e përgjithshëm nëse do të udhëtonte, por nuk bëri të ditur se kush tjetër do të shkonte. Kohë më parë Guterres dhe Vladimir Putin kryqëzuan rrugët e tyre për një kohë të shkurtër në Pekin, për Lojërat Olimpike Dimërore, por Putini ishte larguar para se të takoheshin. (Top Channel)
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …