Kryeministri i Shqipërisë, dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ka thënë sot se do të ndërpres çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse zgjidhet Sali Berisha kryetar i saj. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama foli gjithashtu edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. “Ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin tuaj parlamentar apo PD-në. Nëse do të bëni zgjedhje të drejtoheni nga një i vdekur politikisht sikur është Sali Berisha, ne do ndërpresim çdo marrëdhënie. Se sa është e rëndë, apo e lehtë këtë e gjykoni ju. Edi Rama nënvizoi se qëllimi nuk është që socialistët të nxjerrim një kryetar nga grupi i tyre parlamentar, por qëllimi është që t’i japim Shqipërisë një kryetar që është përfaqësues, përtej Partisë Socialiste dhe të garantoje disa cilësi të thjeshta dhe të domosdoshme, ka saktësuar me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …