Ministri Hyseni: Policia ka bërë punë të madhe në luftimin e trafikimit ne njerëz por pa rezultate

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, është penduar thellë që e ka votuar Gjykatën Speciale

Ish-ministri, Skënder Hyseni, ka deklaruar se po ta dinte që Gjykata Speciale do të rrëshqiste deri këtu, nuk do ta votonte për 1 mijë vjet. Gjykata Speciale është votuar për një premisë të vetme, hulumtimin dhe investigimin e raportit të Dick Martit për trafikim organesh të qenieve njerëzore.  “Skandali me Dick Martin dhe gjoja kërcënimet që po i bëhen atij,  ka qitur në sipërfaqe diçka tjetër. Pse Kosova institucionalisht do të duhej të merrej pak më nga afër, është një arsye tjetër madhore. Gjykata Speciale është votuar në Kuvend të Kosovës me një premisë të vetme hulumtimi dhe investigimi i dyshimeve në raportin e Dick Marti për trafikim organesh me qenie njerëzore. Kjo ka qenë arsyeja bosht pse është kërkuar nga Kosova, ndërkohë që sot sipas të gjitha informacioneve, ajo Gjykatë, asnjë pa përjashtim nuk merret  me këtë temë fare”, tha Hyseni. Ka pasur dilema të mëdha të votohet apo të mos votohet. Jam bindur që të votohet pikërisht për atë arsye. Po ta dija se do të rrëshqiste në diçka çfarë ka rrëshqitur nuk do ta votoja për 1 mijë vjet, ka thënë ish ministri, Skënder Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …