Edhe pak orë mbetën nga protesta e paralajmëruar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma. Krerët e këtyre dy subjekteve presin që kjo protestë të jetë më e madhja qysh nga përfundimi i luftës. Protesta do të fillojë në orën 14:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, ndërkohë që Policia do të përkujdeset që çdo gjë të jetë në përputhje me rendin dhe ligjin. Protesta e sotme nuk do të ketë përkrahjen e Vetëvendosjes pasi tani është thelluar antagonizmi mes partive opozitare.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …