leoni

Gjeneral Bashkim Jashari priti në takim Shefin e Mbrojtjes të Republikës Letonisë, Gjenerallejtënant Leonīds Kalnins

Gjeneral Bashkim Jashari priti në takim Shefin e Mbrojtjes të Republikës Letonisë, Gjenerallejtënant Leonīds Kalnins

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim Shefin e Mbrojtjes të Republikës Letonisë, Gjenerallejtënant Leonīds Kalnins. Gjatë këtij takimi, Gjeneral Jashari i shprehu mirënjohje për kontributin e dhënë të kontingjentit të forcave letoneze në kuadër të KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së Kosovës që nga viti 2000, si dhe ritheksoi aspiratat e vendit tonë për anëtarësim në NATO dhe drejtimin strategjik ushtarak të Kosovës. Gjithashtu, dy gjeneralët diskutuan për situatën në Ukrainë dhe ndikimin e Rusisë në rajonin e Baltikut dhe atë të Ballkanit, ku gjatë kësaj periudhe të ndjeshme, u vlerësua nevoja për mbështetje të ndërsjellët mes dy vendeve. Dy gjeneralët u zotuan për ngritjen e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve duke përfshirë trajnimet, stërvitjet e përbashkëta si dhe shkëmbimin e përvojave. Në fund, Gjeneral Kalnins e ftoi Gjeneral Jasharin për vizitë zyrtare në Republikën e Letonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …