Ministri i Mbrojtjes, me gradën kapiten, Armend Mehaj, ka pritur në takim shefin e SHP të UÇK-së gjatë luftës, gjeneralin, Bislim Zyrapi, ish-këshilltar i kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi i cili ndodhet në burgun e Gjykatës Speciale, në Hagë. Interesat nacionale kërkojnë bashkimin e forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim. Në vazhdën e takimeve me subjekte e autoritete, sot prita në takim Ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin”, ka shkruar, Mehaj. Ai ka thënë se me Bislim Zyrapin kanë biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe se janë pajtuar që për interesa nacionale kërkohet bashkim i forcave, pa dallim. Të dy ishim të qëndrimit se për interesat nacionale kërkohet bashkimi i energjive, forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim”, ka shkruar Mehaj, i cili nuk ka përmendur faktin se Bislim Zyrapi ka qenë këshilltar për siguri i Hashim Thaçit, as faktin tjetër se ka qenë komandat ushtarak në mbrojtjen dhe çlirimin e Sarajevës nga forcat kriminale serbe të Milloosheviqit, Mlladiqit e Karaxhiqit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …