Sot shënohet 22 Prilli, Dita e Tokës

MMPHI, UNDP, dhe UNICEF shënojnë Ditën e Tokës duke mbjellë kopshte vertikale me grupe nxënësish

MMPHI, UNDP, dhe UNICEF shënojnë Ditën e Tokës duke mbjellë kopshte vertikale me grupe nxënësish

Për të shënuar Ditën e Tokës, UNDP së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe UNICEF organizuan sot një ngjarje në të cilën 30 vajza dhe djem nga gjashtë shkolla publike mbollën kopshte vertikale në sheshin Zahir Pajaziti. Ky ishte i pari nga një sërë aktivitetesh nën ombrellën e Ditëve të Tokës së Kosovës që do të zhvillohen në prill dhe maj për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe nevojën urgjente për ndryshim të sjelljes për të shpëtuar planetin. Tridhjetë vajza dhe djem, nxënës të gjashtë shkollave nga tri komuna — Prishtinë, Lipjan dhe Fushë Kosovë — mbollën fidane në kopshtet vertikale të cilat do t’u dhurohen shkollave pjesëmarrëse dhe do të jenë në kujdesin e nxënësve. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së; Larissa Bruun, Zëvendës-shefe e UNICEF/OIC; Sh. T. Keisuke Yamanaka, i Ngarkuar me Punë a.i. i Japonisë në Kosovë; Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim; Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës; Fitore Pacolli, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë; mysafirë të tjerë të nderuar dhe publiku i gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …