Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Nëse Rusia arrin ta pushtojë qytetin e Donbasit, atëherë Serbia do të provojë forcat e saj në veri të Mitrovicës

Analisti i njohur amerikan, njohësi i thellë i rrethanave  në vendet e Ballkanit, Daniel Serwer, ka folur rreth konfliktit Rusi-Ukrainë dhe ndikimit që Putini  ushtron te Serbia. Ai ka  deklaruar se në rast se Rusia arrin ta pushtojë qytetin e Donbasit, atëherë Kosova duhet të përgatitet për mundësinë që Serbia të provojë forcat e saj në veri të Mitrovicës. Serbia de fakto është aleate e Rusisë me të cilën ajo ndan aspirate autokratike dhe ambicie pushtuese. Server ka theksuar nevojën e mbështetjes ushtarake nga Amerika për Kosovën në këtë fazë të ndjeshme për Evropën, e rajonin.  Kosova duhet të kërkojë dhe amerikanët duhet të dërgojnë  armë të tjera mbrojtëse në drejtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kështu që deri në vitin 2027 Kosova të jetë në gjendje ta mbrojë veten pa praninë  e KFOR-it.’’

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …