leoni

Me moton “Rahoveci, vend i pastër dhe ekologjik”, kanë nisur aktivitetet për shënimin e “Ditës së Tokës”

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latif i shoqëruar edhe nga nënkryetari Famtir Iska, drejtori i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Albnor Mullabazi, vullnetar nga DKA, DSHP, DSHPS, DKRS, DPI, SHL KOSOVA, nxënës dhe mësimdhënës të të gjitha shkollave, Stacioni Policor Rahovec, EKO REGJIONI, EKO DRINIA, BERISHA dhe akterë të tjerë, kanë nisur sot aktivitetet për shënimin e “Ditës së Tokës”. Në fillim të aktivitetit kryetari Latifi ka thënë se me moton “Rahoveci, vend i pastër dhe ekologjik”, sot shënuam “Ditën e Tokës”, e cila na kujton rëndësinë vitale të mjedisit ku jetojmë, na troket në ndërgjegjen tonë dhe na rikujton detyrën që ta ruajmë ajrin, ujin dhe tokën. “Dita e Tokës” në Rahovec, po shënohet me disa veprime të thjeshta që mund të bëjmë çdo ditë për një Tokë më të mirë si: mbjellja e luleve sezonale në qytetin e Rahovecit dhe në fshatra, pastrimi vullnetar i disa rrugëve në qytet – nga oborri i Komunës e deri te varrezat e dëshmorëve, pastrimi i mjediseve përreth objekteve shkollore, eliminimi i deponive ilegale. “Në kohën kur çështjet ambientaliste vetëm sa bëhen më të rëndësishme për shkak të ndotjes masive e të madhe të tokës, aktivitete të tilla nevojiten të bëhen më të shpeshta dhe mos të jenë vetëm të karakterit ceremonial. Gjeneratat e ardhshme do ta kenë më lehtë, nëse ne sot kujdesemi për planetin tonë, duke nisur nga vendi ku jetojmë. Pjesë e këtij aksioni vullnetar ishin: DUPMM, DKA, DSHP, DSHPS, DKRS, DPI, SHL KOSOVA, nxënës dhe mësimdhënës të të gjitha shkollave, Stacioni Policor Rahovec, EKO REGJIONI, EKO DRINIA, BERISHA dhe akterë të tjerë, të cilët i falënderoj për angazhimin“, është shprehur kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "Ûh REPUBLIKA KOS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA KUMUNA E RAHOVECIT OPŠTINA ORAHOVAC MUNICIPALITY RAHOVEC"

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …