Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku gjatë ditës së sotme kanë denoncuar aferën “Karteli i Rrymës”, në të cilin është përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Sipas tyre kjo aferë lidhet me majat e institucioneve dhe partisë në pushtet, prandaj, ka kërkuar hetim të hollësishëm parlamentar të kësaj çështje. Sot jemi këtu për të ngritur zërin në emër të qytetarëve tanë dhe për të dënuar aferën e “Kartelit të Rrymës”, që tani ka depërtuar në majën më të larta të institucioneve dhe të partisë në pushtet. Ne kemi pasur një kërkesë të vazhdueshme për të themeluar një komision parlamentar hetimor, që do të hetonte procesin e shpenzimit të 100 milion eurove të dedikuara për blerje të rrymës. Kjo e drejtë kushtetuese e deputetëve e penguar nga Kryeministri Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij, ka për qëllim që të mbajnë larg dritës kontratat e shitblerjes së rrymës, sepse, kështu do të zbulohej rrjedha e parasë si dhe lidhjet potenciale të Kartelit të Rrymës me bashkëpunëtorët e Kryeministrit Kurti”, është shprehur Ismaili.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …